Rikthimi i Lavdisë së Umetit
Sunday, October 30, 2011
Tuesday, March 1, 2011
Monday, December 20, 2010
Domethënia Dhe Kushtet e La Ilahe Ilallah
Mexhmu el-Fetaua [vëll, 1, f.231] të Abdul-Aziz bin Baz
Domethënia e saj – Askush nuk meriton të adhurohet përveç Allahut
Kushtet e saj janë:
1. Fraza mohuese – Askush nuk meriton të adhurohet [la ilahe]
2. Fraza pohuese – përveç Allahut [ilaAllah]
Fraza:"Askush nuk meriton të adhurohet" mohon të gjitha objektet e tjera të rreme,
ndërsa fraza "përveç Allahut" pohon që ka vetëm një Zot të vërtetë e të denjë për t'u
adhuruar, i cili s'ka ortakë.
Kushtet e shehadetit [dëshmisë së besimit] janë tetë:
Feja ISLAME, Shtyllat, Bazat Dhe Synimet E Saj
Vërtet falënderimi (hamdi) i takon Allahut. Atë e falënderojmë, kërkojmë ndihmën e
faljen e Tij, si dhe tek Ai pendohemi. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të
vetës sonë dhe nga mëkatet e veprave tona. Kushdo që udhëzohet prej Allahut, nuk ka
humbje për të dhe kushdo që humbet nga Ai, nuk ka udhëzim për të.
Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me meritë përveç Allahut të vetëm e pa shokë.
Dëshmoj se Muhamedi është robi dhe i dërguari i Tij.
Bekimet e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen e tij, shoqëruesit e tij dhe këdo që i pason ata në të mira. Për të vazhduar:
Me të vërtetë dituria mbi teuhidin [njësinë e Allahut] është nga shkencat më fisnike dhe
është në shkallën më të lartë, si dhe më e detyrueshmja për t'u studiuar sepse është
dituri mbi Allahun e Lartësuar, Emrat e Tij, Cilësitë e Tij dhe të Drejtat e Tij ndaj robërve të Tij.
Gjithashtu, ky është çelësi për në rrugën drejt Allahut të Lartësuar, dhe është bazë për
Ligjet e Tij [sheri'ah]. Të dërguarit qenë të bashkuar në thirrjen për në të. Allahu i
Lartësuar thotë:
"Dhe Ne nuk dërguam para teje asnjë të dërguar vetëm se i shpallëm atij se nuk ka të
adhuruar me meritë përpos Meje, pra më adhuroni Mua." [Enbija 21:25]
Allahu dëshmon për Njësinë e Tij, gjithashtu edhe engjëjt dhe dijetarët dëshmojnë.
Allahu i Lartësuar thotë:
"Allahu i Lartësuar dëshmon se nuk ka të adhuruar me meritë përpos Tij, dhe po
ashtu engjëjt, si dhe ata të dijes - [se Ai] mban [krijimin] me drejtësi. Nuk ka të
adhuruar me meritë përpos Tij, të Lartësuarit, të Fuqishmit, të Urtit." [Ali 'Imran 3:18]
Përderisa natyra e teuhidit është e tillë, atëherë është detyrë për çdo musliman që të
përkushtohet në të mësuarit, në mësimin e të tjerëve, në reflektimin dhe besimin në këtë, në mënyrë që feja e tij të ndërtohet mbi baza të sigurta, dhe që ai të jetë i kënaqur dhe të
fitojë bekimet e rezultateve të kësaj.1A. Feja islame
Feja Islame është feja me të cilën Allahu e dërgoi Muhammedin (salallahu 'alejhi ue
selem). Allahu shfuqizoi me të të gjitha fetë tjera, dhe e përsosi atë për robërit e Tij, dhe
plotësoi me të dhuratën e Tij që ua dha, dhe e zgjodhi atë si fe për ta. Pra, asnjë fe tjetër
pos saj nuk do të pranohet. Allahu i Lartësuar thotë:
Subscribe to:
Comments (Atom)




